Vetura e parë fluturuese me tri rroba e prodhuar në Holandë merr dritën e gjelbër, mund të vozitet nëpër rrugë – kushton 300 mijë euro

PUBLIKUAR

Vetura e parë fluturuese me tri rroba e prodhuar në Holandë, ka marrë dritën e gjelbër që të vozitet nëpër rrugë dhe kap vlerën e 300 mijë eurove.

Bëhet fjalë për PAL-V Liberty që ka marrë dritën e gjelbër nga rregullatori evropian për mjetet motorike, që i dha leje ideatorit holandez që ta regjistroj këtë makineri si një veturë, transmeton Telegrafi.

Mbi tetë modifikime i janë bërë veturës fluturuese që ta fitojë këtë leje. PAL-V Liberty pritet të fillojë të shitet nga vitit 2022.

Prototipi i këtij mjeti ishte prezantuar dhe kishte fluturuar për herë të parë në vitin 2012 dhe asokohe pritej të ndërtohej në Indi me një kosto prej 300 mijë eurove.

Por, pasi që tani është marrë leja, ajo do të prodhohet në Holandë dhe ka kapacitete të zhvillojë shpejtësinë prej 180 kilometra në orë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...