Vetura e James Bondit do të prodhohet në Maqedoni?

PUBLIKUAR

Prodhuesi britanikë i veturave luksoze “Aston Martin”, është duke shqyrtuar mundësinë që të fillojë ndërtimin e fabrikës së re në Maqedoni, raporton Reuters.

Agjencia britanike duke cituar burime anonime, bëjnë të ditur se Aston Martin po e sheh Maqedoninë si destinacionin e radhës për zgjerimin e rrjetit të saj, transmeton Telegrafi.

Kjo kompani e cila muaj më parë krijoi një listë prej 19 destinacioneve të mundshme, ka zvogëluar listën në vetëm dy lokacione në Britani të Madhe, një në shtetin amerikan të Alabamës dhe një në Lindjen e Mesme, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, sipas të njëjtave burime, gjatë javëve të fundit në këtë listë figuron edhe një ish-republika jugosllave, e cila sipas Reuters ka paraqitur një ofertë të mirë për prodhuesin britanik të veturave.

“Maqedonia është kandidati i fundit i cili më parë ishte refuzuar”, ka bërë të ditur një burim i cili shtoi duke thënë se “ata janë rishfaqur me një ofertë më të mirë”.

Një zyrtar i lartë i qeverisë në Shkup, i cili deshi të mbetet anonim, ka konfirmuar se Maqedonia është në garë për ndërtimin e fabrikës së Aston Martin.

“Kemi arritur të ofrojmë një ofertë më të mirë”, ka shtuar ai.
Qeveria maqedonase dhe prodhuesi britanik i veturave, kanë refuzuar të komentojnë për këtë./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...