Vetëvendosje mund të mos e njohë vendimi e Gjykatës Kushtetuese

PUBLIKUAR

foto

Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta njohë vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth ligjshmërisë së zgjedhjes së liderit të LDK-së, Isa Mustafa si kryetar i Kuvendit, në rast se kjo gjykatë nuk e jep verdiktin e saj për këtë çështje para datës 31 gusht.

Kështu ka deklaruar për “Zërin”, këshilltari ligjor në Lëvizjen Vetëvendosje, Armend Shkoza, pasi sipas tij me datën 31 gusht të këtij viti do të përfundon mandati i gjyqtarëve ndërkombëtar të emëruar nga Përfaqësuesi Special të Misionit Civil Ndërkombëtar në Kosovë dhe me këtë rast kjo gjykatë nuk mund të marrë vendime për shkak se nuk ka kuorum, deri në emërimin e gjyqtarëve të rinj, gjë e cila nuk mund të bëhet pa mbështetjen e Kuvendit.

Ky është sqarimi që ka dhënë Armend Shkoza për “Zërin”:

Kuvendi i Republikës së Kosovës me vendimin me nr. 04- V- 436 të datës 7 shtator 2012 ka miratuar amandamentet kushtetuese mbi bazën e të cilave ka ardhur edhe deri te përfundimi i mbikëqyrjes se pavarësisë së Kosovës, e shpallur në shkurt të vitit 2008. Me miratimin e XXII amandamenteve është sqaruar edhe çështja e ushtrimit të funksioneve nga përfaqësuësit ndërkombëtar të angazhuar në institucionet e Kosovës.

Sipas kësaj, konkretisht amandamentit të XXII-të në lidhje me amandamentin XIII, është theksuar se të gjithë të emëruarit nga autoriteti ndërkombëtar do të vazhdojnë ushtrimin e funksioneve deri në përfundimin e mandatit për të cilin janë emëruar duke ju garantuar ushtrimin e kompetencave të plota dhe imunitetin në ushtrimin e këtyre përgjegjësive.

Sipas kësaj që u tha më lartë, është tejet e qartë se me datën 31 gusht të këtij viti do të përfundon mandati i gjyqtarëve ndërkombëtar të emëruar nga Përfaqësuesi Special të Misionit Civil Ndërkombëtar në Kosovë dhe se për këtë nuk ka alternativë kushtetuese duke pasur parasysh dispozitat kushtetuese të adoptuara me amandamentin XXII të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në rast të vazhdimit të çfarëdo përgjegjësie për personelin ndërkombëtar, me çfarëdo arsyetimi, kjo do të konsiderohet tejkalim i autorizimeve kushtetuese qe do të deligjitimonin çfarëdo vendimi të nxjerrë nga një kolegj, një pjesë e të cilit është jashtë mandatit kushtetues.

Pra, edhe në aspektin materialo-kushtetues, e po ashtu edhe në aspektin proceduralo-kushtetues, vendimi i nxjerrë për çfarëdo çështje kushtetuese, jo vetëm tek rasti i vlerësimit të zgjedhjes së kryetarit të kuvendit të Kosovës por edhe i të gjitha rasteve të tjera, do të ishte vendim anti-kushtetues dhe jashtë mandatit të kolegjit të Gjykatës Kushtetuese. Duhet ta kemi parasysh se mandati në kuptimin formal nënkupton afatin prekluziv kushtetues që me kalimin e tij humbet kompetenca (e drejta) dhe përgjegjësia (detyrimi) për ushtrimin e funksionit për të cilin është vënë mandati konkret.

Një vendim i tillë do të ishte anti-kushtetues për shkak të tejkalimit të autorizimeve që njihen me amendamentin XXII, ndërsa jashtë mandatit të kolegjit dhe pavlefshmërisë absolute do të ishte konsideruar për shkak të kuorumit të destabilizuar brenda kolegjit kushtetues.(Me qenë se votimi i tyre do të konsiderohej jashtë kushtetues, në kuptim të votës mbi bazën e mandatit të rregullt do të mund të vendosnin vetëm pesë gjyqtar që tani kanë mandat. Tani mandat kanë 8 gjyqtar, duke përfshirë këtu edhe gjyqtarët ndërkombëtar që pritet të ju skadon mandati me 31 gusht të këtij viti)

Lëvizja VETËVENDOSJE! çdo vendim që do ta nxjerrë Gjykata Kushtetuese në kundërshtim me rregullimin pozitiv kushtetues, do ta konsiderojë si të paqenë në kuptimin juridiko-kushtetues dhe po ashtu si sulm ndaj rendit kushtetues lidhur me sovranitetin e brendshëm të Republikës së Kosovës. Pa marrë parasysh se në çfarë situate do të gjendet procedura për vendosjen e çështjes së parashtruar nga deputetët e kësaj legjislature, konsiderojmë se Gjykata Kushtetuese ka qenë për këtë fakt në dijeni dhe se afatet për vendosjen në çështjet konkrete janë afate optimale, e që nënkupton se ato legjitimojnë dhe obligojnë nxjerrjen e vendimeve vetëm brenda afatit kohor të përcaktuar. Përndryshe, vendimet mund të nxjerrjen brenda periudhës optimale të përcaktuar më dispozitë të veçantë./Indeksonline/.

SHIKO MË SHUMË

Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit që u kap me kokainë në Ferizaj

Gjykata e Ferizajt ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit V.G, i dyshuar...

Dha deklaratë të rrejshme në seancë gjyqësore, arrestohet një person në Pallatin e Drejtësisë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë. Arrestimi i tij ndodhi të mërkurën...

Sherr në Komunën e Leposaviqit, arrestohet e më pas lirohet zëvendëskryetarja e komunës

Një sherr ka ndodhur paraditen e së mërkurës në Komunën e Leposaviqit. Zëvendëskryetarja e...