Vetëvendosje: Dhuna nuk ishte pjesë e skenarit të protestës, të arrestuarit nuk janë aktivistët tanë

PUBLIKUAR

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se rreth 30 mijë qytetarë kanë marrë pjesë sot në protestën e cila ishte e organizuar nga kjo lëvizje dhe shoqata “ Thirrjet e Nënave” kundër ministrit Aleksandar Jabllanoviq dhe në mbrojtje të “Trepçës”.

“Mbi 30 mijë qytetarë sot marshuan në protestën më të madhe pas luftës, të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje! dhe shoqata ‘Thirrjet e Nënave’ kundër Jabllanoviqit dhe në mbrojtje të Trepçës. Masa e protestuesve fillimisht u tubua në platonë para Bibliotekës Kombëtare, ku u zbarkuan dhjetëra autobusë me qytetarë, që erdhën nga të gjitha qendrat Kosovës. Marshi dinjitoz i protestuesve vazhdoi nëpër rrugën George Bush, Sheshin Nëna Terezë, për t’u ndalur para Qeverisë”, thuhet në një kumtesë të VV-së.

Përmes një reagimi tjetër, Vetëvendosje ka thënë se dhuna që ka ndodhur nuk ka qenë pjesë e skenarit të protestës.

“Ato që kanë ndodhur jashtë marshit dhe skenarit për të cilin ishim dakorduar nuk janë pjesë e protestës. Një grup i vogël njerëzish në protestë nuk e kanë respektuar skenarin tonë dhe kanë ndërmarrë veprime me të cilat nuk pajtohemi. Po ashtu dënojmë ashpër dëmtimin e lokaleve private në shesh”, thuhet në kumtesë. “Gjithashtu, duam të potencojmë që dy protestuesit e arrestuar nga Policia e Kosovës nuk janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje”.

SHIKO MË SHUMË

Gjilan: Gjenden armë, granata dhe mjete të tjera të dyshimta gjatë punimeve në rrugë

Gjatë ditës së djeshme, në Gjilan janë gjetur disa mjete të dyshuara të pashpërthyera...

Ngjarje e rëndë në Istog: Një burrë dyshohet se u dhunua seksualisht nga tre të tjerë

Një rast tejet i rëndë ka ndodhur më 25 gusht të këtij viti rreth...

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...