Këto zona të Kosovës do të mbesin sot pa energji elektrike

PUBLIKUAR

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën, më 2 nëntor, do të realizojë punime të planifikuara në rrjetin elektrik, për çka disa zona të vendit do të mbesin përkohësisht pa energji elektrike.

Sipas njoftimit, ndërprerjet do të bëhen në disa rajone të Kosovës, në orare të ndryshme.

Prishtinë

Nga ora 09:30 deri në 14:00: Llazareva, Raskova, Bakshi, Millosheva, Babimoci dhe Graça. Punimet lidhen me mirëmbajtjen preventive dhe eliminimin e defekteve të evidentuara gjatë inspektimit me dron.
Nga ora 10:30 deri në 15:30: Shkabaj, një pjesë e Mazgitit, një pjesë e Obiliqit, Reforma dhe Al Petrol. Arsyeja e ndërprerjes është pastrimi i trasesë.

Pejë

Nga ora 10:00 deri në 15:30: Dashinoc, Gllogjan, Gramaqel, një pjesë e Irzniqit, Kodrali, Lluka e Ulët, Lluka e Epërme, Lumbardh, Maznik, Pozhar, Ratish i Epërm, Ratish i Ulët dhe Shaptej. Punimet përfshijnë mirëmbajtjen preventive dhe pastrimin e trasesë.
Ferizaj

Nga ora 09:00 deri në 14:30: Një pjesë e Shtërpcës te shkolla, OSBE-ja, Biti e Ulët, Biti e Epërme, Shushiqë, Paloj, Gotovushë, Drekoci, Viqë, Firaj dhe Brod. Ndërprerja bëhet për shkak të pastrimit të trasesë.
Gjakovë

Nga ora 10:00 deri në 18:00: Zhdrell, Zhabel Plak, Zhabel, Wesley Clark, Shqiponjë, Raskoc, Rashkoc, Qerim, Meqe, Krelan, K. Doblibar, Gërgoc, Doblibare, Cermjan, Bordosanë, Bordosan, Bec, Barë e Madhe, Bardhaniq dhe Vraniq. Arsyeja e ndërprerjes janë punimet në rrjetin elektrik.
KEDS ka bërë të ditur se këto ndërprerje janë të planifikuara për realizimin e punimeve dhe mirëmbajtjen e rrjetit elektrik.

SHIKO MË SHUMË

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...