‘Vetëtima’ Porsche 919 Evo duke u testuar në pistë (Video)

PUBLIKUAR

Porsche është duke bërë përpjekje, ta thyejë rekordin e vet që e ka arritur para 35 vitesh

Në Nurburgring të Gjermanisë, është spiunuar modeli i ri 919 Evo, teksa testohej me një shpejtësi prej ‘vetëtime’, transmeton Telegrafi.

Videoja që mund ta shihni më poshtë, e shfaqë këtë makinë pas minutës së parë, ndërsa më pas duhet të shikoni me vëmendje, për ta parë teksa kalon nëpër pistë.

Madje, ka momente kur filmi i është ngadalësuar, për të parë se si duket kjo makinë, që është jashtëzakonisht e shpejtë.

Në anën tjetër, konsiderohet se me këtë model, Porsche po përpiqet ta thyej rekordin që mban vet prej 6.11.13, për 35 vjet.

Modeli 919 Evo, thuhet të jetë për 36 sekonda më i shpejtë, se modeli 956, me të cilin theu çdo rekord më 1988.

Me këtë rast, do të mund të kalojë edhe rekordin e McLaren P1 LM, që pistën e Nurburgringut e kaloi për 6.43.22.

Pritet të shihet nëse do të kemi ndonjë konfirmim nga Porsche, si dhe një rekord që do të jetë i paprekshëm për një kohë të gjatë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...