Veteranët e Skenderajt të gatshëm nëse i thërret atdheu

PUBLIKUAR

Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së dega në Skenderaj, ka reaguar ndaj vendosjes së murit në veri të Mitrovicës, duke thënë se kjo është një ndarje e qytetit. Ata kanë paralajmëruar se do të jenë të gatshëm që të kontribuojmë për atdheun dhe mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare.

Ja komunikata e plotë:

Kryetari i degës Emin Lati, kryesia dhe anëtarësia e gjerë e OVL-së, duke e parë situatën aspak të mirë në veri të Mitrovicës, që ende pa u hequr mirë shenjat e të ashtuquajturit “Park Lirie”, aty po ndërtohet-betonohet muri, i cili në një mënyrë ose tjetrën po e ndanë qytetin, si dhe po na shton dyshimin e një rezultati negativ të ekipit të bisedimeve me Beogradin.

Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së dega në Skënderaj, mbështet fuqishëm komunikatën e Kryesisë Qendrore të OVL të UÇK-së.

Ne ashtu siç ishim gjatë luftës së lavdishme çlirimtare, prapë do të jemi në shërbim të popullit e të atdheut, si dhe, do të jemi të gatshëm që të kontribuojmë për atdheun tonë dhe mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare. Nëse na thërret atdheu, ne nuk do të kursejmë asgjë.

Veteranët e Skënderajt, përkrahin çdo vendim të Kryesisë Qendrore, për mbrojtjen e integritetit territorial të vendit.

Skënderaj, 08.12.2016

Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së

Dega në Skënderaj

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...