Vetëm tri ditë pasi e bleu një Ford Mustang të ri, humbi kontrollin gjatë një xhiroje të shpejtë dhe përfundoi në lumë

PUBLIKUAR

Shpejtësia që ofron kjo veturë dhe aftësitë për vozitje të shoferit, nuk u përshtatën aspak

Ford Mustang GT është një makinë e fuqishme, të cilën duhet trajtuar me përkushtim dhe vëmendje të madhe, për të përjetuar vozitjen me shpejtësi të lartë, përndryshe gjithçka mund të përfundojë në aksident, transmeton Telegrafi.

Kjo është pikërisht çfarë i ndodhi një shoferi në British Columbia të Kanadasë, vetëm tri ditë pasi e bleu këtë makinë të re.

Derisa ishte duke bërë një xhiro të shpejtë, ai përfundoi në lumë, sepse nuk po mund të përshtatej me shpejtësinë e lartë dhe ambientin ku ndodhej.

Megjithëse përfundoi në lumë dhe Ford Mustang GT pësoi dëmtime të konsiderueshme, shoferi shpëtoi i palënduar dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...