Vetëm për 25 ditët e para të korrikut, oligarku i Edi Ramës i fitoi rreth 1 milion euro nga turistët e Kosovës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Diplomimi i kadetëve të rinj, Kelani: Kjo gjeneratë ka kaluar nëpër sfida të ndryshme gjatë trajnimit

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të...

Burri raporton zhdukjen e një gruaje në Shtime

Një grua është raportuar e zhdukur në Shtime. Rastin në polici e ka lajmëruar një...

Oligarkut Shefqet Kastratit po i ec goxha mirë biznesi me taksën për “Rrugën e Kombit”. Për më pak se një muaj, ai arrin që të fitojë mbi 1 milion euro nga taksat që paguajnë kosovarët për të hyrë në Shqipëri me vetura, autobusë apo kamionë. Sipas një përllogaritje të thjeshtë nga taksat që kanë paguar 197 mijë 635 automjete që kanë kaluar nëpër pikat kufitare në Vërmicë dhe Qafë të Morinës gjatë korrikut, Kastrati ka fituar 1 milionë e 213 mijë e 110 euro.

Arjeta Shabani

Edi Rama po vazhdon t’i “rrjepë” qytetarët e Kosovës përmes taksës që ka vendosur në Rrugën e Kombit, që paguhet në hyrje të Kukësit. Biznesmeni që ka marrë përsipër menaxhmin e kësaj takse, po merr miliona euro nga automjetet që po kalojnë andej.

Bazuar në numrin e veturave që hyjnë e dalin për një muaj nga Kosova për në Shqipëri përmes Vërmicës e Qafës së Morinës, në arkën e Shefqet Kastratit vetëm gjatë këtij muaji janë derdhur mbi 1 milion euro.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës që ka siguruar Gazeta Express, vetëm këtë muaj nga Kosova për në Shqipëri kanë hyrë dhe dalë rreth 198 mijë automjete, duke përfshirë këtu vetura, kamionë dhe autobusë.

Pagesa për mini-busë dhe vetura është 5 euro (klasi 2), autobusët (klasi 3) 11.30 euro, kamionët e vegjël (klasi 4) 16.30 euro dhe kamionët e mëdhenj (klasi 5) do të paguajnë 22.60 euro

Me një përllogaritje të thjeshtë që ka bërë Gazeta Express, nga taksat që kanë paguar kosovarët për 197 mijë 635 automjete që kanë kaluar nëpër pikat kufitare në Vërmicë dhe Qafë të Morinës gjatë korrikut, i bie që Kastrati ka fituar 1 milionë e 213 mijë e 110 euro për vetëm 25 ditë.

Vetëm nga taksat që kanë paguar kosovarët për të kaluar me vetura, në llogarinë e tij janë derdhur rreth 900 mijë euro, derisa për kamionë e autobusë janë paguar rreth 340 mijë euro.

Statistikat e Policisë së Kosovës për muajin korrik

Shumica e kosovarëve e kanë shfrytëzuar për qarkullim pikën kufitarë në Vermicë. Në këtë pikëkalim janë paguar mbi 1 milionë euro taksa.

E se qytetarët po varfërohen përmes kësaj takse, e ka thënë edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj. Ai ka akuzuar qeverinë Rama se po varfëron shqiptarët çdo ditë e më shumë, duke i vjedhur përmes koncesioneve për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit.

Në një postim në Facebook, Shehaj ka publikuar një dokument që tregon se koncesionari i Rrugës së Kombit ka fituar rreth 10 milionë euro, vetëm për 3 muaj.

“Shqipëria nuk është e varfër, por vidhet çdo ditë nga Rama dhe klientët e tij. Ky është bilanci i kompanisë që ka me koncesion mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit. Vetëm për vitin 2018, kompania ka fituar rreth 10 milionë euro. Para që u janë marrë qytetarëve nga taksa e kalimit, por edhe nga Buxheti i Shtetit”, ka shkruar Shehaj.

Ndryshe, taksa për Rrugën e Kombit ka filluar të zbatohet që nga 17 shtatori i vitit të kaluar. Kjo pagesë është kundërshtuar ashpër nga kosovarët dhe ishte konsideruar e papërballueshme për xhepat e tyre.

Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj muaj më parë kishte thënë se Shqipëria duhet të heq gjitha barrierat ndaj Kosovës në mënyrë që të ndihmohet fuqizimi i ekonomisë nga dy të vendet.

“Është me rëndësi që Kosova dhe Shqipëria të thellojnë bashkëpunimet e gjithanshme të i heqin gjitha pengesat edhe taksën e rrugës do ishte mirë të veprohej kështu dhe me ndihmuar lidhjen më të fuqishme ekonomike të gjithanshme Kosovë Shqipëri”.

Kundër taksës së vendosur nga shteti shqiptar ishin organizuar protesta nga qytetarët e qytetit të Kukësit, të cilat më pas kishin eskaluar duke shkatërruar të gjitha sportelet e vendosura që do të shërbenin për pagesën e kësaj takse. Gjatë përplasjeve të ashpra ndërmjet banorëve të asaj pjese dhe policisë ishin lënduar të paktën 12 punonjës policie dhe drejtuesi vendor i Kukësit.

“Rruga e Kombit”, autostrada që lidh Shqipërinë me Kosovën, filloi të ndërtohej në vitin 2006 dhe përfundoi në vitin 2010, me ndërtimin e Tunelit të Kalimashit.

Kjo autostradë njihet si një nga projektet më madhore infrastrukturore që ka intensifikuar komunikimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, por kostoja e kësaj rruge, e paguar me buxhetet shtetërore të të dyja vendeve, vazhdon të jetë shënjestër e kritikave për barrën buxhetore që e ka shkaktuar. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...