Vetëm një deputet i PS-së ‘i përvishet mirë” Sali Berishës për 21 Janarin!

PUBLIKUAR

Në një status të gjatë në Facebook, deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka shkruar pas intervistës së djeshme të Sali Berishës, ku është ndalur më së shumti në ngjarjen e rëndë të 21 janarit të 2011-ës ku pas një proteste nga opozita e asaj kohe u vranë 4 viktima të pafajshëm.

Braçe, si ndër të paktët në radhët e mazhorancës së sotme kujton gjithë ecurinë e gjyqeve, vendimeve por edhe mosndëshkimin e ish kryeministrit, Sali Berisha për vrasjen e 4 protestuesve.

Ja çfarë shkruan sot Braçe për Berishën

Sali Berisha rrezon prokurorine, gjykatat per 21 janarin!

deshmon ne media dhe tregon

4 pushkatime si dhe nje te peste te mbetur ne tentative, pushkatimin e Edi Rames!

sfide poshteruese per prokurorine!

sfide poshteruese per shoqerine!

Sali Berisha deklaron rrethana te reja qe permbysin prokurorine e gjykaten per vrasjet e 21 janarit dhe,

asnje prokuror nuk e therret per ta pyetur-se paku.

tani,

deshmi edhe per krimet e shik!

Mbase eshte e pazakonte ti drejtohesh nje prokurori nga ketu,

por duhet; une mendoj se duhet.

Prokuror,

nuk di nese ju keni mundur te degjoni dje Sali Berishen.

Natyrisht, per pjesen e deshmise se tij qe ka lidhje me krimet e nje pushteti, pushtetit te tij, aspak per pallavrat politike qe si duhen me kujt pas 25 vitesh.

E kam fjalen per krimin e tmerrshem te 21 janarit dhe,

per krimet e perbindshme te ish Sherbimit Informativ Kombetar.

Te lidhura e te konsumuara qartesisht me e ne pushtetin e tij si kryeminister dhe, me pushtetin e tij si president.

Per 21 janarin,

une e di qe ka nje gjyq dhe disa pale vendime,

te cilat konkludojne se vrasjet ne bulevard

kane ndodhur nga pakujdesia.

Ashtu sic di qe per nje nga vrasjet, ate te Aleks Nikes,

hetimet jane ende te hapura.

Nga Sali Berisha, dje posacerisht,

kuptova ne menyre te qarte se,

vrasjet e 21 janarit, te katerta por edhe plagosjet po ate dite,

nuk jane nga pakujdesia,

por te menduara, planifikuara dhe plotesisht me dashje.

Me burim nje njeri,

Sali Berishen-kryeminister i Shqiperise para, ate dite dhe

pas 21 janarit.

Eshte nje sfide e hapur, publike qe i behet drejtesise,

organit qe ju drejtoni-Prokurorise se Republikes,

fakti qe Sali Berisha, rrezon qartesisht vendimin e gjykates duke sjelle fakte te reja-per te kater vrasjet deri ne vrasjen e mbetur ne tentative te kryetarit te atehershem te opozites Edi Rama dhe ju, si institucion, as atehere-kur ndodhi krimi dhe sot kur deshmohet mbi krimin, nuk reagoni.

Sali Berisha dhe Lulzim Basha,

me shume i pari se i dyti eshte mesuar te heshte,

deklaron ne menyre te perseritur rrethana te krimit qe ne planifikim, ne cilesine e kryeministrit ne zyre dhe ministrit po te tille,

deklaron vendime te marra prej tij per vrasje dhe,

as njeri e as tjetri, Sali Berisha e Lulzim Basha,

nuk therriten per tu pyetur rreth ketyre rrethanave.

Jane rrethana te reja kriminale, te pa hetuara deri me sot lidhur me krimin e tmerrshem te 21 janarit.

Deshmojne per pushkatim, jo per vrasje nga pakujdesia.

Ashtu sic, pohimi per krimet e SHIK, nuk mund te jete si ajo ndjesa qe po perdoret politikisht, per te na treguar te gjitheve se keta i pranojne gabimet, kur ikin nga pushteti, por i pranojne.

Krimet e SHIK nuk jane gabime ordinere politike.

Jane krime!

Jane rembyer, torturuar, vrare e zhdukur njerez nga SHIK,

me urdher e me perfshirjen e drejtperdrejte te Sali Berishes,

njeriut qe dje foli qarte duke deshmuar se ka dijeni per keto krime.

Eshte nje sfide e dyte per organin qe ju drejtoni,

pohimi i krimeve te Sherbimit Informativ Kombetar nga eprori direkt i ketij institucioni-ish Presidenti i Republikes Sali Berisha dhe,

ju nuk reagoni.

Sali Berisha nuk eshte degjuar kurre nga nje prokuror, per rrethanat ne te cilat nga SHIK jane kryer “shkelje ligjore te papranueshme”, jo me te jete hetuar per to.

Keshtu tingellojne si percaktime rutinore, por nuk jane te tilla kur ke parasysh Remzi Hoxhen, Ziso Kristopullin e te tjere si ata, te torturuar e ne fund te vrare e zhdukur nga SHIK.

Jane me shume se vrasje edhe keto.

Po e perseris;

Eshte nje sfide shume e madhe te deshmosh per pushkatime, vrasje, plagosje, rembime, tortura dhe,

te mos pyetesh kurre, te mos hetohesh kurre.

Po e perseris;

Jane rrethana teresisht te reja, te ndryshme dhe permbysim vendime te meparshme te prokurorise apo gjykatave.

Ju perplasen ne fytyre juve dhe cilitdo shqiptari qe kerkon te jetoje ne kete vend i sigurte, jo thjesht nga krimi i rruges, por nga krimet e pushtetit!!

Dhe meqe jemi ketu;

Fjalia e djeshme e Sali Berishes- “Nuk e kisha konceptuar deri në atë ditë kurrë si armik, por të nesërmen ashtu siç i pata çuar fjalë nëse nuk do të përmbahej ai nuk do të ishte më”,

adresuar kryetarit te opozites Edi Rama,

eshte tipike e boseve te MAFIA-s siciliane,

te penduar por ne rastin tone kurre te hetuar.

Sali Berisha ishte kryeminister!

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...