Veseli: Të hënën, emrat e ministrave të rinj

PUBLIKUAR

Kryeparlamentari, njëherësh kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka thënë se të hënën do të emërohen ministrat dhe zëvendësministrat e rinj të Qeverisë së Kosovës.

Veseli, i cili është në vizitë zyrtare në Hungari, i tha RTK’së se PDK’ja tashmë e ka listën e ministrave të rinj dhe se finalizimi i procesit të riformatimit të qeverisë do të bëhet pasi edhe kryeministri, Isa Mustafa të kthehet nga vizita në Londër.

“Ky proces, nga ana e PDK’së do të jetë i përfunduar shumë shpejt. Ne vetëm e kemi përfunduar, do të kemi emra të ministrave të rinj, do të kemi disa lëvizje të zëvendësministrave dhe sapo të kthehem nga kjo vizitë zyrtare, besoj që edhe kryeministri i Qeverisë së Kosovës do të kthehet nga vizita zyrtare në Londër, ne do të  ne do ta finalizojmë këtë proces. Veçanërisht PDK’ja do ta finalizojë pjesën e vet. Për aq sa do ta vazhdojmë koalicionin qeverisës do të mundohemi të jemi efikas dhe të përgjegjshëm për detyrimet tona karshi qytetarëve tanë.”

“Do të ju tregoj shumë shpejt (emrat e ministrave të rinj). Është më shumë çështje e korrektësisë sepse nuk ka asgjë diskrete. Ne do t’i bartim ato emra tek kryeministri dhe shpresoj që të hënën do t’i kemi emrat e rinj”, u shpreh Veseli, transmeton GazetaExpress.

Duke folur për deklarimin e mëparshëm të tij, lidhur me mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, Veseli tha se këto deklarime kanë qenë “të sinqerta”.

“Deklarimet e mija rreth çështjes së vazhdimit të koalicionit apo mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme kanë qenë shumë korrekte edhe shumë të sinqerta. Ne me marrëveshje politike mund të arrijmë çdo lëvizje në interes të qytetarëve. Pa marrëveshje politike ne nuk mund të futemi në aventura”, theksoi Veseli.

Kreu i PDK’së e përshëndeti nismën e presidentit Hashim Thaçi për reformën zgjedhore por tha se bojkoti që i bën partitë opozitare takimit të thirrur nga Thaçi, tregon se opozita “nuk e di se çfarë do”

“Kjo tregon një qëndrim opozitar i cili nuk e di se çfarë do. Për ditë kemi thirrje për zgjedhje por po dëshmohet se s’ka gatishmëri për zgjedhje. Vet fakti që nuk futetet në një proces për reformat zgjedhore tregon për një frikë se nuk do të njihet rezultati zgjedhor”, u shpreh Veseli

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...