Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen e fotografisë së ish-presidentit historik Ibrahim Rugova dhe të Deklaratës së Pavarësisë nga vendet e tyre të mëparshme në presidencë.
Osmani ka përmendur edhe kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, duke thënë se ai ishte një kandidat i jashtëzakonshëm, i cili, sipas saj, nuk do ta zhvendoste as Deklaratën e Pavarësisë dhe as portretin e presidentit Ibrahim Rugova.
“Unë e di që tashti tentohet të arsyetohet zhvendosja në pjesë e qoshe të tjera si diçka normale. Megjithatë, nga Zyra Ovale e Presidencës amerikane e deri te zyrat e tjera të rëndësishme në vendet e nderit dihet kush e ka vendin”, tha Osmani.
Sipas ish-presidentes, fotografia e Ibrahim Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nuk mund të trajtohen si elemente dekorative.
“Ato nuk janë dekor, janë themelet e shtetit të Kosovës dhe kushdo që e relativizon këtë, e relativizon vetë historinë e Kosovës”, ka theksuar Osmani.