Veseli takon ambasadorët e Quintit, flet për zhvillimet politike në vend

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të Quintit me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend.

Kryeparlamentari Veseli i ka falënderuar ambasadorët për mbështetjen e vazhdueshme që shtetet e tyre po i japin qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Gjatë takimit me ambasadorët e vendeve të Quintit, ritheksova përkushtimin tonë institucional, për rrugën drejt integrimit euroatlantik. Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj, janë të sigurt dhe nuk lejojnë që përmes dhunës t’ju ndryshohet orientimi i tyre politik. Demarkacioni dhe temat tjera me rëndësi për Kosovën, do të trajtohen në bazë të ligjeve të Kosovës dhe në bazë të procedurave demokratike. Vullneti ynë për të ecur përpara, është i pacenueshëm. Jemi falënderues ndaj miqve që na ndihmojnë në këtë rrugëtim”, ka thënë kryetari Veseli.

Në këtë takim, ambasadorët e vendeve të Quintit e konfirmuan edhe njëherë mbështetjen për shtetin e Kosovës dhe institucionet në punën e tyre, duke i dhënë mbështetje të gjitha proceseve demokratike në përmbushjen e agjendës politike për zhvillimin e vendit dhe integrimit në institucionet veri-atlantike. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve në 24 orët e fundit në rajon të Prishtinës

Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve...

Mot me diell e i vranët këtë fundjavë, mëngjeset me mjegull

Gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira të shpërndara dhe me diell....

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...