Veseli: Sundimi i ligjit është njëri nga prioritetet kryesore

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar Kenneth Deane, drejtor i Misioneve civile pranë Shërbimit evropian të çështjeve të jashtme.

Veseli dhe Deane biseduan për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë për misionin e EULEX-it në Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit, Veseli potencoi që ekspertiza evropiane është e domosdoshme për Republikën e Kosovës, sikurse është edhe respektimi i sovranitetit të Republikës së Kosovës.

“Sundimi i ligjit është njëri nga prioritetet kryesore të institucioneve tona. Vetëm me sundimin e ligjit, Republika e Kosovës mund të aspirojë zhvillimin ekonomik dhe integrimin në strukturat euro-atlantike”, theksoi kryekuvendari Veseli.

SHIKO MË SHUMË

Vendos gjykata, një muaj paraburgim për Gani Gecin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Gani Gecin, i cili...

U përkujtuan 15 maturantët e Malishevës që humbën jetën tragjikisht 22 vjet më parë

Sot u bënë 22 vjet nga tragjedia e 14 tetorit 2004, kur 15 maturantë...

Vëllai i Gani Gecit para Gjykatës: Jemi familje shtetformuese, e duam shtetin!

“Jemi familje shtetformuese, nuk jemi shtetpërfituese”. Kështu u shpreh Fadil Geci, vëllai i Gani...