Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Podujevës.
Sipas Veselit, PDK-ja është parti e interesave dhe e vizionit për Kosovën, e cila është e gatshme të sakrifikojë kur i duhet vendit.
“Të shkojmë të qetë në këto zgjedhje. PDK-ja është parti e interesave dhe e vizionit për Kosovën. Parti e cila merr vendime dhe nuk heziton. PDK-ja është e aftë të sakrifikojë kur i duhet atdheut”, ka thënë Kadri Veseli.
Veseli ka theksuar se Kosova ka nevojë për një lidership që nuk i gjuan miqtë me gurë, pasi vendi ka nevojë për partnerë.
“Duhet lidership që nuk i gjuan miqtë me gurë. Ne kemi nevojë për partnerë të fuqishëm. Jemi të bekuar që jemi bashkë me SHBA-në dhe këtë do ta ruajmë gjithmonë”, shtoi Veseli. Në këtë takim morën pjesë edhe kandidatë për deputetë të PDK-së nga Podujeva. /Lajmi.net


