Veseli dëgjon idetë e fermerëve në Lipjan (Foto)

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së Kadri Veseli ka bashkëbiseduar me fermerët dhe biznesmenët në Komunën e Lipjanit, për të dëgjuar nga ta idetë dhe sugjerimet në fushën e bujqësisë për zhvillim më të hovshëm ekonomik

Gjatë turit të dëgjimit, Veseli ka marrë ide të ndryshme për të përmirësuar kushtet e fermerëve si dhe për të stimuluar më shumë edhe gratë që merren me biznese dhe artizanale.

Fermeri Valon Vehapi ka propozuar që shteti të ndikoj në dogana për importin e grurit pasi drithërat e vendeve të huaja po dëmtojnë bujqit kosovarë.

“Si prodhues i grurit që jam që i kam mbi 100 hektarë tokë, neve na shqetëson çështja e çmimit të drithërave. Neve na del me 15 centë çmimi i grurit si prodhues që jemi a faktikisht sivjet kemi pasë shumë problem me shitë dhe na ka mbetur nëpër sillosa. Nëse nuk është mundësia që Ministria e Bujqësisë me rritë subvencionimin me bë 250 apo 300 euro për hektarë, a ka mundësi që shteti me doganua grurin që vjen prej jashtit dhe me i mbrojt interesat e bujqve”, tha Vehapi.

Ndërsa Bedrije Krasniqi e cila udhëheqë një shoqatë të grave në fshatin Magure të Lipjanit, kërkoi që institucionet të jenë më afër grave dhe të stimulojnë ato në idetë e tyre për të punuar në fusha të ndryshme.

“Me na ndihmu, me pas vëmendje sa më shumë edhe tek gjinia femërore se ka gra të diplomuara, me artizanale dhe rrobaqepësi. Jemi gra edhe të arsimuara. Vet lufta na ka bërë që nuk kemi mundur të gjitha ta vazhdojmë shkollën më tutje. Domethënë me pas diku ku edhe ne me i shpalosë hallet tona dhe me pas përkrahjen e institucioneve”, tha Krasniqi.

Pasi dëgjoi idetë dhe sugjerimet e fermerëve dhe bizneseve lokale, kryetari Veseli tha se nevojitet trend i ri i zhvillimit ekonomik, i cili do të ndikonte në hapjen e vendeve të punës dhe në fuqizimin e sektorit privat

“Pa ja dhënë hakun punëtorit dhe pa e trajtuar mirë punëtorin, nuk do të kemi as zhvillim ekonomik të fuqishëm. Do të thotë në rend të parë atyre që përpiqen, të cilët kanë qëllim të mirë, të cilët e kanë punën. Puna pastaj e krijon biznesin. Këto janë gjëra të cilat janë duke e prekur drejtpërdrejt ekonominë tonë. Nuk ka ekonomi të zhvilluar pa pasur biznese të vogla dhe të mesme”, tha Veseli.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...