Vërtetimin e të kaluarës kriminale tanimë mund ta merrni edhe përmes platformës e-Kosova

PUBLIKUAR

Vërtetimi i të kaluarës kriminale nga Policia e Kosovës tashmë mund të merret edhe përmes platformës e-Kosova.

Siç ka njoftuar kjo platformë, e gjitha që ju nevojitet është që të parashtroni kërkesën dhe të prisni derisa zyrtarët përgjegjës nga Policia e Kosovës të trajtojnë kërkesën tua

Pasi që kërkesa juaj të jetë trajtuar, ju do të njoftoheni në mënyrë automatike për të shkarkuar versionin elektronik të dokumentit të nënshkruar në mënyrë digjitale.

“Nga tani përmes Platformës e-Kosova mund të parashtroni kërkesën dhe të pranoni vërtetimin e të kaluarës kriminale nga Policia e Kosovës, tërësisht në mënyrë digjitale”, thuhet në njoftim.

Shërbimin e gjeni në linkun:

https://ekosova.rks-gov.net/Service/9. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur...

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...