Versionet e reja të Subaru WRX dhe WRX STI, në shitje gjatë vjeshtës (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se...

Aksident në Lipjan

Një aksident ka ndodhur në Lipjan në mëngjesin e sotëm, në rrugën "Haradin Bajrami". Policia...

Modelet e reja që i përkasin edicionit Series.Grey, nuk e kanë vetëm ngjyrën ndryshe prej paraardhëseve

Derisa modelet e tanishme të WRX dhe WRX STI kanë nisur të vjetrohen, Subaru është duke bërë të pamundurën për t’i mbajtur në qendër të vëmendjes, transmeton Telegrafi.

Për këtë arsye, të njëjtat modele i ka nxjerrë në edicionin e quajtur Series.Grey dhe vijnë në një ngjyrë gri të hapur, megjithëse, shumica po mendojnë se është një e kaltër e lehtë.

Seria është e limituar në 750 njësi për WRX, teksa WRX STi do të ketë vetëm 250 njësi.

Për dallim prej modeleve të tanishme, të rejat do ta kenë të integruar Performance Package, ndërsa në brendi i kanë ulëset Recaro.

Karriga e shoferit është më e veçanta, pasi mund të përshtatet në tetë mënyra të ndryshme.

Rrotat me 18-inch, i kanë kapakët m përfundime të zeza, teksa pedalet e frenit dhe gazit janë nga Jurid.

Tavani transparent është larguar, por janë shtuar disa drita LED si dhe të tjera që janë speciale për mjegull, ndërsa ndezja bëhet me butonin për start.

Modelet që dalin në shitje gjatë vjeshtës, kanë edhe çmime mjaft ekonomike, pasi WRX do të kushtojë 27.600 euro, teksa WRX STI 33.700 euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...