Vërshime të mëdha në Japoni, mijëra persona urdhërohen të evakuohen (Foto)

PUBLIKUAR

Dhjetëra mijëra persona janë urdhëruar të evakuohen nga shtëpitë e veta sot në verilindje të Japonisë, pasi shirat e mëdha kanë shkaktuar vërshime të mëdha dhe i kanë ndërprerë linjat hekurudhore, njoftojnë autoritetet japoneze.

Stuhia vjen pas shirave të furishëm në jugperëndim të Japonisë në fillim të këtij muaji, ku si pasojë vdiqën 25 persona, transmeton Express.

Gati 25.000 persona në prefekturën Akita janë urdhëruar të evakuohen dhe 65.000 të tjerë janë këshilluar të largohen apo të përgatiten për t’u larguar nga kjo zonë.

Disa linja të trenit janë suspenduar nga dhe për në Akita si pasojë e shirave të mëdha./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...