Vërshime ditët në vazhdim, vera vjen në tetor

PUBLIKUAR

111

Javët në vazhdim do të jenë me të reshura të shiut, por muajt e vjeshtës do të jenë të nxehtë. Kështu thonë meteorologët, të cilët shirat e rrëmbyeshëm të ditëve të fundit, i ndërlidhin me prerjet masive të drunjve.

Sipas profesorit dhe ekspertit të meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, gjatë ditëve në vazhdim mund të priten edhe vërshime.

“Ka rrezik të vërshimeve, por jo vetëm nga qielli, por edhe për shkak të kanalizimeve dhe degradimit të natyrës”, ka thënë Tahirsylaj për RTK-në.

Temperatura më e lartë deri në fund të javës, sipas tij, do të shkojë deri në 34 gradë Celsius.

Siç citon express Tahirsylaj ka thënë se temperaturat do të rriten kah tetori, ku parashihet të ketë temperatura deri në 30 gradë celsius. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...