Verës në ujërat holandeze dhe belge do të lundrojnë anijet me bateria dhe pa ekuipazh

PUBLIKUAR

I quajtur “Tesla e kanaleve”, anijet pa pilot do të operojnë në rrugët ujore holandeze dhe belge, duke reduktuar ndjeshëm automjetet dhe emetimet e naftës.

Prodhuesi hollandez, Port Liner, ka zhvilluar barkat e para të emetimit në botë.

Anijet e dizajnuara për t’u përshtatur nën ura dhe që transportojnë mallrat e tyre në brendësi të rrugëve ujore të Belgjikës dhe Holandës, pritet të reduktojnë në masë të madhe përdorimin e kamionëve me naftë për transportimin e mallrave, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Anijet “Tesla e kanaleve”, motorët e tyre elektrikë do të nxiten nga bateritë prej 20 këmbësh.

Këto prodhime janë të dizajnuara për të operuar pa asnjë ekuipazh, por në periudhën e parë të përdorimit të tyre do te kenë ekipin drejtues, pasi që rrugët detare që do të frekuentohen janë më të ngarkuarat në Evropë.

Në gusht, do të funksionojnë pesë anije – 52 metra të gjatë dhe 6,7 metra të gjerë, dhe të afta të mbajnë 24 kontejnerë që peshojnë deri në 425 ton.

“Ata do të pajisen me një kuti të energjisë që u jep atyre 15 orë energji. Pasi nuk ka nevojë për një dhomë motorike tradicionale, anijet kanë deri në 8% hapësirë shtesë”, kështu ka thënë prodhuesi holandez, Port Liner.

Sipas Liner, pas provave të para në përdorim do të jenë gjashtë mauna tjera të gjata 110 metra, që do të ngarkohen me 270 kontenjerë dhe do të funksionojnë me bateri të forta që do të mundësojnë lundrimin për 35 orë.

Në bazë të këtyre planifikimeve, nga përdorimi i tyre mund të çohet në një reduktim prej rreth 18,000 ton në vit të Dioksidit të Karbonit- CO2.

Rreth 23 mijë kamionë kryesisht me naftë, pritet të largohen nga rrugët si rezultat i kësaj.

Sipas statistikave të fundit nga Eurostat, 74.9% e mallrave në BE transportohen me rrugë, krahasuar me 18.4% me hekurudhë dhe 6.7% përgjatë rrugëve ujore, edhe pse përdorimi i rrugëve të ujit është në rritje.

“Tesla e kanaleve”, janë duke u punuar në Holandë me 7 milionë euro subvencione nga BE dhe fonde shtesë nga portet e përfshira.

Port Liner beson se mund të prodhojë rreth 500 maune në vit për të revolucionarizuar industrinë e mallrave, megjithëse motorët elektrikë dhe bateritë gjithashtu mund të ripunohen në anije të vjetra.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...