Vërejtje: Ja çfarë ndodh nëse në VESHË ju mbetet COPA E PAMBUKUT! (Video)

PUBLIKUAR

Ata të cilët gërditen nuk duhet ta shikojnë këtë video.

Edhe pse në çdo paketim të shkopinjve për veshë shkruan që të mos futen në kanalin e veshit, njerëzit kështu veprojnë akoma.

Në rend të parë, për shkak se nuk dinë se si ndryshe t’i pastrojnë veshët, transmeton Telegrafi.

Prodhuesit me këtë vërejtje heqin përgjegjësinë nga incidentet, ndërkaq askush nuk jep zgjidhje praktike.

Nëse bëni pjesë në mesin e shumicës të cilët besojnë që asgjë e keqe nuk mund t’ju ndodhë, mbase do të ndryshoni mendim pasi që të shikoni këtë video.

o-cleaning-ear-facebook

Dr. Kunal Karade, nga Nagpuri i Indisë, ka kanalin e vet në YouTube në të cilin publikon intervenime të ndryshme mjekësore.

Në mesin e tyre është edhe pastrimi i veshit pasi që një pjesë e pambukut një femre i ka ngecur në kanalin e veshit. Një muaj të plotë. Që kur i ka ngecur pambuku, ka filluar të ketë probleme me veshin.

Mirëpo te mjeku ka shkuar vetëm pas një muaji kur është zhvilluarinfeksioni i veshit. Doktori dalëngadalë ia ka nxjerrë mbetjet e qelbësuara të pambukut dhe pastaj ka pastruar tërë veshin.

Vërejtje: Kujdes, pamja nuk është e këndshme dhe shumica do ta përjetojnë si të gërditshme.

Shikojeni videon.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...