Verbëria mund të shkaktohet nga ushqimi i pashëndetshëm

PUBLIKUAR

Ushqimi i pashëndetshëm e ka verbëruar një pacient, sipas një rasti të raportuar në “Annals of Internal Medicine”.

Sipas autorëve, nevropatia optike nutricionale duhet të konsiderohet te çdo person me simptoma të pashpjeguara të shikimit dhe dietës së dobët, pavarësisht indeksit të masës trupore (BMI-së), transmeton Telegrafi.

Rreziqet e shëndetit të dobët kardiovaskular, mbipeshës dhe kancerit që ndërlidhen me konsumimin e ushqimit të pashëndetshëm veçse dihen, por nutricioni i dobët mund ta dëmtojë përherë edhe sistemin nervor – në veçanti shikimin.

Nevropatia optike nutricionale është disfunksion i nervit optik që zakonisht shkaktohet nga absorbimi i keq i materialeve ushqimore nga zorra e vogël, nga drogat ose nga ushqimi i pashëndetshëm kombinuar me konsumim të alkoolit apo pirje të duhanit.

Kjo sëmundje është e rrallë në shtetet e zhvilluara dhe ka potencial të shërohet nëse diagnostikohet herët.

Megjithatë, nëse lihet pa u trajtuar, mund të shpie në verbëri të përjetshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...