Veprimi që shpëton jetën: Pickimi i grethit mund të jetë fatal – është me rëndësi ta dini këtë!

PUBLIKUAR

Pickimi i grethit zakonisht nuk është fatal dhe kryesisht çdo gjë përfundon me një ënjtje të butë e cila mund të dhembë edhe e cila zgjat disa ditë.

Në rastet ekstreme mund të shkaktojë shok antifilaktik, përkatësisht reaksion alergjik ndaj helmit, dhe atëherë, pickimi, në dukje i zakonshëm, mund të përfundojë me fatalitet, transmeton Telegrafi.

Nëse keni edhe dyshimin më të vogël që jeni alergjikë ndaj grethave, më së miri është t’i shmangni aventurat në natyrë në vendet ku ka gretha.

Shkaktarët e shokut anafilaktik:

– alergjia ndaj pickimit të insekteve,
– pickimi në vend të papërshtatshëm ku ënjtja shkakton ngufatje,
– pickimi i grethit gjatë disa javëve të kaluara, prandaj edhe sistemi i imunitetit është bërë tepër i ndjeshëm ndaj alergjenit dhe në rast të pickimit të sërishëm shkaktohet reagimi anafilaktik i organizmit.

Është e nevojshme të theksohet që në rast të shokut anafilaktik duhet kërkuar ndihmën e shpejtë në mënyrë që të aplikohet terapia anti-shok. Këtë terapi mund ta aplikojnë vetëm profesionistët.

Është me rëndësi të përmendim edhe që duhet qenë posaçërisht të kujdesshëm, sepse në disa raste reaksioni alergjik mund të vonojë edhe tetë deri dhjetë orë. Për këtë shkak, nëse në afat prej disa javësh grethi ju pickon disa herë, më së miri është të shkoni te mjeku.

Megjithatë, nëse është fjala për pickim të zakonshëm dhe nuk keni kurrfarë simptomash serioze menjëherë pas pickimit, natyrisht nxirreni thumbin dhe vendin e thumbimit trajtojeni me kompresa të ftohta.

Bletarët profesionistë thonë që pickimet e bletëve ose të grethit, mundeni t’i zbutni edhe me ndihmën e tabletave mjekësore.

Është e nevojshme një tabletë thjesht ta njomni në ujë dhe ta mbështesni në vendin e pickimit, ta mbani një minutë dhe pastaj ta hiqni. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...