Vendoset gurthemeli i Xhamisë së re në Lipjan

PUBLIKUAR

Sot është vendosur gurthemeli i Xhamisë së re në Lipjan, kryetari Komunës z. Imri Ahmeti së bashku me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan z.Zaim Baftiu, Myftiun e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, z. Naim Tërrnava dhe Zëvendës drejtorin gjeneral të organizatës Katar Charity z. Nawaf Al Hammadi kanë vendosur gurthemelin e Xhamisë së re në Lipjan, njofton Komuna.

Kryetari Ahmeti tha që për ne është ndjenje e veçantë vendosja e gurthemelit të Xhamisë së re në Lipjan sepse qytetit tonë po i shtohet edhe një objekt i bukur që kompleton Infrastrukturen e nevojshme për besimtarët islam.

Qyteti yne çdo ditë e më teper po bëhet atraktiv dhe po popullohet andaj duke rritur qyteti rritet edhe nevoja për këso objekte.

Urime të gjithë komunitetit muslimanë në Lipjan e gëzofshim këtë xhami, tha ne fund kryetari Ahmeti.

Prona për këtë xhami është ndar nga Kuvendi i Komunës ndërsa Xhamia do të ndërtohet nga donacioni i organizatës Katar Charity.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...