Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me Ministrin e Arsimit Shyqeri Bytyqi dhe zëvendës Ministrin Heset Sahiti kanë vënë gurëthemelin e sallës sportive që do të ndërtohet në fshatin Shalë të Komunë së Lipjanit.
Kryetari Ahmeti ka uruar nxënësit dhe banorët e këtij vendbanimi, duke theksuar se Komuna e Lipjanit çdo herë ka mbështetur krijimin e hapësirave më moderne për nxënësit dhe për të rinjët ku ata mundë ti zhvillojnë aktivitetete të ndryshme qofshin ato edukativo arsimore apo edhe sportive, njofton Komuna e Lipjanit.
Po ashtu, gjatë kësaj dite Shkolla Fillore Ibrahim Banushi në Shalë ka kremtuar ditën e shkollës ku u zhvillua një program kulturoro artistik, thuhet po ashtu.





