Vendimet e qeverisë ‘Mustafa’, joligjore

PUBLIKUAR

Qeverisja “Mustafa” edhe pse në ditët e fundit të ushtrimit të pushtetit ajo po vazhdon të marrë vendime. Qeveria në largim e drejtuar nga kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, të 145-n me radhë, në të cilën ka miratuar vendime nga fusha e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore, shkruan sot, gazeta Zeri.

Ndër të tjera është marrë vendim për emërimin e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, mori miratimin e kabinetit qeveritar, ndërsa u miratua edhe Rregullorja për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Agjencinë për Barazi Gjinore.

Ky angazhim i ekzekutivit në largim po shihet si jolegjitim nga njohës të Kushtetutës, të cilët vlerësojnë se në këtë periudhë kalimtare nuk duhet ndërmarrë vendime të mëdha, shkruan gazeta Zeri.

 

Madje analistët në vend e shohin këtë angazhim të qeveritarëve në largim si mobilizim zgjedhor, pasi këto vendime po merren pikërisht në kohë fushate. Këto vendime sipas njohësve të çështjeve politike do të zhvleftësohen nga qeverisja e ardhshme.

Në anën tjetër, ka politologë që mendojnë se shtrirja e pushtetit nga ana e qeverisë “Mustafa” edhe pse në ikje është krejtësisht legjitime.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, e vlerëson si joligjore marrjen e vendimeve nga qeveria në largim.

“Në këtë periudhë kalimtare parimisht nuk është në rregull që të merren vendime me shuma të mëdha, vendime kapitale. Tani do të duhej vajtur vetëm ecuria teknike, kapaciteti teknik i një qeverie për veprime teknike, ditore, të domosdoshme, operative dhe jo për vendime të rëndësishme, të shumave të mëdha dhe vendime strategjike, kjo si rast nuk është shumë legjitim nga qeveritarët në ikje”, ka thënë Baraliu, duke theksuar se përbërja ekzekutive aktuale po merr vendime elektorale...

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...