Ka diçka të veçantë, nganjëherë madje edhe seksi në lytha, mirëpo, sipas disa besimeve, pozita e tyre ka kuptim specifik dhe zbulon shumëçka për ne.
Qëndroni para pasqyrës, transmeton Telegrafi, shikoni mirë trupin tuaj dhe mësoni se çfarë domethënie ka lokacioni i lythave për personalitetin tuaj:
Buza e sipërme
Dëshironi të kënaqeni me ushqim, pije dhe gardërobë moderne. Është shumë me rëndësi se si dukeni, sepse kjo është njëra ndër ngjarjet kyç për shkak të të cilave jeni të popullarizuar në shoqëri.
Ashti i tëmblave
Personat të cilët kanë lytha në këtë vend, nëse tashmë nuk kanë pasur, do të kenë rastin që të udhëtojnë shumë gjatë jetës, pa marrë parasysh arsyet.

Në faqe
Lythat në faqe në shumicën e rasteve do të thonë ndonjë rast i mirë afarist apo rast për mbushullim dhe pasuri.
Në veshë
Lapra e veshit me lytha tregon personin e mirë, por nëse gjendet brenda dy veshëve, është shumë me ndikim, sepse lythi në atë vend shënon jetëgjatësinë.


