Vendgjuetia e rëndësisë së veçantë, Blinaja strehon rreth 900 krerë kafshë të egra

PUBLIKUAR

Brenda saj prej vitesh rriten e shumohen tre lloje të drerëve, derri i egër dhe disa kafshë të egra.

Në një sipërfaqe prej 3 mijë hektarësh, Blinaja është e pasur edhe me ujë. Në të ka 33 lumenj, të cilët shërbejnë për nevojat fiziologjikë të kafshëve, raporton T7.

Të dhënat për këtë park i vetëm në Kosovë i tipit të mbyllur, datojnë prej më shumë së gjysmë shekulli më parë.

Për momentin, vendgjuetia e Blinajës nuk është e hapur për vizitorë për shkak të ndjeshmërisë dhe nevojës për të siguruar jetesë të qetë gjallesave që jetojnë në të.

Por kjo brenda pak vitesh edhe mund të ndryshojë. Përfaqësues të Agjencisë së Pyjeve flasin për një projekt i cili synon që ky park të shfrytëzohet edhe për nevoja rekreacioni.

I gjithë ky projekt pritet të jetësohet me kujdes, sepse misioni kryesor është që të ruhet origjinaliteti i ndërtuar për vite.

Pos egërsirave që rriten në të, edhe natyra dhe pozita gjeografike e parkut është tejet e rrallë.

Emri Blinajë, sipas përgjegjësit të parkut, Naim Shala ka mbetur për shkak se rreth 15% e drunjve ishin të llojit bli.

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...