Vendet që mbesin pa rrymë në ditët në vazhdim në Lipjan

PUBLIKUAR

KEDS ka njoftuar për ndërprerjet e energjisë elektrike, transmeton LipjaniNews

Më 18.03.2017 në kV Lipjan do të shkyçet dalja 10 kV Sllovia prej orës 08:00 deri në orën 08:30, si dhe nga ora 14:30 deri në ora 15:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin fshatrat: Dobratin, Smollushë, Gllavicë, Qallapek, Gushtericë e Ulët, Livagjë dhe konsumatorët komercialë të kësaj dalje 10kV. Kurse fshati Sllovi mbetet pa energji elektrike prej orës 08:00 deri në ora 15:00. Arsyeja e ndërprerjes: Montimi i tri shtyllave të betonit si dhe demontimi i 3 shtyllave të drurit.

Më 18.03.2017 në Shtime do të shkyçet dalja 10 kV Petrova prej orës 08:00 deri në orën 08:30, si dhe nga ora 13:30 deri në ora 14:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Petrova, rr. Ahmet Shtimja, Reçaku (një pjesë) dhe Mullopolci. Arsyeja e ndërprerjes: vendosja e ormanit në NS 10/0.4kV Rexhaj.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...

Shukri Buja: Dhe sot, mbi këto plagë, rëndon edhe një goditje tjetër

Postimi nga Shukri Buja: Të nderuara familje të dëshmorëve! Të nderuara familje të martirëve! Të nderuar bashkëluftëtarë! Të...