Vendet evropiane që ndalojnë rreptësisht mbulesat myslimane

PUBLIKUAR

Burka, veshja e grave myslimane, e cila mbulon çdo pjesë të trupit dhe fytyrës, është ndaluar rreptësisht në shumicën e vendeve evropiane dhe në ato të Afrikës Veriore. Pas hyrjes në fuqi të ligjit që ndalon mbulimin e fytyrës në disa nga qendrat e Bashkimit Evropian iu larguan burkat grave që edhe më tej i mbanin ato.

Në shtetet si Belgjika e Franca ligji për ndalimin e burkas ka hyrë në fuqi në vitin 2011, ndërsa në Austri me 1 tetor u vendos që të ndalohet rreptësisht mbulimi i fytyrës. Në shtetin belg si dhe atë francez mbulimi nuk ka asnjë përjashtim të burkas dhe ajo është e ndaluar në të gjitha vendet publike njësoj.

Në disa raste, si për shembull në pishina publike, Belgjika ndalon edhe mbulesat për mbulimin e tërë trupit, që njihen si burkini.

Holanda në vitin 2015 ka ndaluar bartjen e burkas në situatat e kërkuara nga siguria, siç janë aeroportet apo edhe shkollat.

Masa të rrepta të ndalimit ka edhe Bullgaria. Në këtë shtet, mbulimi i fytyrës ndalohet nga Qeveria, institucionet, shkollat dhe vendet e tjera publike.

Gjermania më 22 gusht mor vendim në ndalimin e nixhabit gjatë shkollës së natës.

Italia dhe Zvicra aktualisht nuk e ndalojnë në nivel kombëtar burkan. Në Zvicër mbulimi i fytyrës është i ndaluar vetëm në pjesën jugore të vendit, ndërsa për ndalesën kombëtare pritet të mbahet referendum.

Italia ndalon burkan në rajonet veriore të Lombardisë, në spitalet dhe në institucionet qeveritare të kësaj zone.

Maroko në janar të këtij viti mori vendim në ndalimin e vendosjes, prodhimit dhe shitjes së burkas, ndërsa Egjipti ka formuluar një projektligj për ndalimin e nixhabit dhe burkas në vende publike. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...