Vëllai i Barack Obama-s e mbështet Donald Trump-in (FOTO)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

Ka vdekur sot meteorologu Sylë Tahirsylaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e Tahirsylajt. Në...

Kryetari Imri Ahmeti uron Kurban Bajramin

Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka uruar festën e Kurban Bajramit.   Postimi plotë: Të nderuar...

Gjysmë-vëllai i ish-presidentit amerikan, Barack Obama, duket se ka vendosur të hakmerret ndaj vëllait.

Pas shumë debatash në SHBA, Malik Obama postoi online një kopje të asaj që pretendon se është certifikata e lindjes e vëllait.

Në certifikatë thuhet se Barack Obama ka lindur në Mombasa të Kenias.

Kundërshtarët e ish-presidentit, me në krye presidentin aktual Donald Trump, e kanë akuzuar se ai nuk ka lindur në SHBA, por në Afrikë.

Më vonë Trump tha se Obama ka lindur në SHBA.

Një dokument i tillë është publikuar edhe më parë, por është cilësuar fals.

Malik Obama nuk u ndal, pasi deklaroi edhe mbështetjen për Donald Trump.

“Nuk jam më vëllai i parë i SHBA. Zoti është i Madh”.

“Çfarë do të bëjë Barack Obama që nuk e bëri për familjen e tij”, shkruan ai në Twitter.

Malik Obama jeton në Kenia dhe është nënshtetas amerikan.

Mendohet se ai ka nga 3 deri në 12 gra për shkak të ligjit të poligamisë në Kenia.

Malik pretendon se Barack nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndihmuar të afërmit e tij.

“Ai mund të na dërgonte ndonjë para. Unë jap para nëse ma kërkojnë. Prandaj është familja. Ne nuk jemi mirë financiarisht, edhe pse njerëzit mendojnë se jemi”.

Po ashtu supozohet se Malik është zemëruar me vëllanë e tij pasi ai ndihmoi në largimin e sundimtarit të Libisë, Muammar Gaddafi, me të cilin Malik kishte miqësi.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...