Vegjetarianët janë më depresivë se njerëzit që hanë mish, konstaton një studim

PUBLIKUAR

A janë vegjetarianët njerëz më të shëndetshëm dhe më të lumtur?

Larg kësaj, tregoi një studim i hulumtuesve brazilianë dhe portugezë.

Studimi tregon që njerëzit të cilët nuk hanë mish kanë pothuajse probabilitet dyfish më të madh që do të kenë faza depresive se ata të cilët konsumojnë produkte shtazore, transmeton Telegrafi..

Studimet shkencore tashmë kanë dyshuar për nië lidhje të ngjashme. Mirëpo me këtë studim të ri, i cili është publikuar në “Journal of Affective Disorders “, për të cilin janë analizuar më shumë se 14.000 brazilianë, është konstatuar kjo gjë.

– Kemi zbuluar lidhjen pozitive midis shfaqjes së episodeve depresive dhe dietave të pakuptimta. Personat të cilët kanë hequr dorë nga mishi kanë pasur faza depresive përafërsisht dyfish më shpesh se ata të cilët hanë mish – thuhet në rezultatet e studimit.

Reklama

pexels

Përse vegjetarianët më shpesh janë depresivë?

Edhe pse duket mjaft e qartë se vegjetarianëve u mungojnë disa vitamina dhe lëndë ushqyese në vaktet e tyre dhe kjo mund të ndikojë në psikikën, asnjë lidhje e tillë nuk u zbulua nga studimi.

Nga njëra anë, studiuesit dyshojnë se nuk është se vegjetarianët shpesh bëhen në depresion, por se njerëzit me depresion kanë më shumë gjasa të bëhen vegjetarianë.

Ata gjithashtu theksojnë se presioni social mund të luajë një rol në zhvillimin e depresionit, veçanërisht në një vend si Brazili, ku konsumohet një sasi jashtëzakonisht e madhe mishi.

Një hipotezë tjetër thotë: është e mundur që vegjetarianët në përgjithësi të jenë njerëz më të ndjeshëm dhe për këtë arsye bien më shpejt në depresion.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...