Vedati paralajmëron album të ri

PUBLIKUAR

foto (1)

Në emisionin “Rreze Dielli” pjesë e tij ka qenë këngëtari i njohur dhe mjaft i pëlqyer i momentit Vedat Ademi. Ai zbuloi për mikrofonin e “Pink Report” mjaft detaje dhe prapaskena nga klipi i tij më i fundit “Ke harruar”, pa anashkaluar edhe prodhimet e tjera muzikore, të cilat kanë qenë të shumta e të larmishme për Vedatin gjatë kësaj periudhe.

“Ke harruar” ishte një këngë e cila më erdhi si propozim dhe nuk është larg natyrës sime. Ka një fabul me në fokus dashurinë ndërkohë shfrytëzova dhe unë këtë klip për t’u argëtuar në jaht. “ Sa i përket backstages së këtij klipi Ademi shprehet se përveç lodhjes dhe momenteve argëtuese është i nevojshëm edhe përqendrimi maksimal për të realizuar interpretimin. 

Gjithashtu ai ka ndarë për publikun e Pink Report projektet e reja muzikore, të cilat përveç netëve live, do të vijojnë të jenë pjesë e fokusit të tij, duke u kurorëzuar me një album, i cili të ketë këngë të reja të papublikuara më parë. Nuk të lihej jashtë fokusit të intervistës kënga dhe klipi “Për ty” i dedikuar djalit të këngëtarit Jon Artit, për të cilin Vedati thekson se është mjaft i lidhur me të dhe se JonArti është treguar mjaft i çlirët në klip. Gjithashtu ai pohon se dëshiron të ketë edhe fëmijë të tjerë në të ardhmen duke pasur 3 të tillë.

SHIKO MË SHUMË

Santiana publikon foto me nënën e saj, mbishkrimi kaq emocionues (Foto)

Ish- banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Santiana Maloku ka bërë paraqitjen e radhës...

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...