Vedat Muriqi e bën një premtim të madh për tifozët

PUBLIKUAR

Vedat Muriqi ka qenë edhe një herë hero i ekipit kombëtar të Kosovës.

Sulmuesi prizrenas e shënoi golin e barazimit ndaj Greqisë në ndeshjen e mbrëmshme të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2022.

Sulmuesi shtatlartë ishte protagonist edhe në fitoren ndaj Gjeorgjisë disa ditë më parë.

Kosovën e pret një sfidë e vështirë të mërkurën, shkruan Gazeta Express.

Por, futbollisti i Lazios nuk ia ka frikën askujt.

Ai madje iu ka premtuar tifozëve se me shokët e tij do të japin gjithçka për fanellën e kaltër.

“Do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit, deri në vërshëllimën e fundit”, ka shkruar Muriqi sot në rrjetin social “Instagram”.

Kosova u ngrit në kuotën e katër pikëve në vendin e tretë në Grupin B të kualifikimeve të Botërorit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...