Vdesin 12 njerëz nga pritjet e gjata në komunikacion në Indonezi

PUBLIKUAR

Dymbëdhjetë njerëz kanë vdekur pasi kishin ngecur për tri ditë në komunikacion të dendur në Indonezi, në një pikë kryqëzimi të njohur si “Brexit”.

The Guardian shkruan se kolona e makinave ishte zgjatur deri në 21 kilometra në pikë kryqëzimin Brebes, të njohur si “Brexit”, një qytet ky në ishullin kryesor të Javas, përderisa miliona njerëz po udhëtonin për në shtëpi për të festuar Fitër Bajramin, përcjell Gazeta Express.

Rrugët e Indonezisë bllokohen çdo vit në fund të Ramazanit, por kaosi në “Brexit” ishte në veçanti i thekshëm këtë vit sepse dhjetëra mijëra makina e mbushen magjistralen kryesore, tha Hemi Pramuraharjo, zëdhënës i ministrisë së Transportit të Indonezisë. “Sa i përket këtij rasti në [pikë kryqëzimin] Brexit, në total 12 njerëz kanë vdekur në ditë të ndryshme,” tha ai.

Vdekjet kanë ndodhur nga 3 deri më 5 korrik./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...