Vdes tetovari nga sëmundja e malaries, dy shkupjan janë për shërim në Serbi

PUBLIKUAR

60 vjeçari tetovar para 10 ditëve ka vdekur nga malaria e Klinikës për sëmundje infektive. Së pari janë trajtuar në spitalet lokale, por për shkak të formës së vështirë të infektimit urgjentisht është transferuar në Shkup. Vetëm katër orë në repartin e sëmundjeve infektive ka vdekur. Ky është rasti i parë i regjistruar për këtë vit. Tetovari fillimisht është sëmurë gjatë qëndrimit të tij në vendet afrikane, thotë Gordana Kuzmanovska, shefe e epidemisë në Institutin për shëndet publik, pëpërcjell Telegrafi Maqedoni.

Instituti ka regjistruar edhe dy raste tjera me sëmundjen e malarjes te të rinjtë shkupjan të cilët kanë përfunduar në Qendrën klinike në Beograd për shërim. Edhe këta të dy kanë qenë në Gana, ku në të njëjtën kohë janë sëmurë. Te njëri malarja i është rikthyer, pasi verën e kaluar në Afrikë është shëruar nga kjo sëmundje tropikale.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...