Vdes profesori i Gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan, Blerim Krasniqi

PUBLIKUAR

Ka vdekur Blerim Krasniqi, profesor në gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan.

“Lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të profesorit të gjimnazit ” Ulpiana”, Blerim Krasniqi na shokoi të gjithëve. Ky lajm i trishtë trondi rëndë kolektivin dhe nxënësit e shkollës sonë ku Blerimi në ditën që ndërroi jetë ishte në mësim deri në orët e fundit të ndërrimit të pasditës” njofton gjimnazi Ulpiana.

“Ai ishte një profesor i shkëlqyeshëm, i urtë dhe bashkëpunëtor i mirë e profesional. Puna dhe angazhimi i tij edhe pse për një kohë të shkurtër lanë gjurmë në gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan. Ngushëllime familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe nxënësve të gjimnazit” Ulpiana”! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, thuhet tutje.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...