SHMP Adem Gllavica -Lipjan ka ngushëlluar familjen Salihu me rastin e vdekjes së profesoreshës Hajrie Salihu.
Postimi plotë`
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
FAMILJES SALIHU
E nderuar familja Salihu,
sot me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të shoqes, mikes, koleges, profesoreshës Hajrie Salihu.
Andaj më lejoni të ju shpreh ngushëllime në emrin tim personal dhe në emër të gjithë profesorëve, nxënësve dhe punëtorëve tjerë të SHMP “Adem Gllavica” në Lipjan.
Profesoreshën Hajrie do ta kujtojmë përherë si mike të mirë, punëtore të dalluar.
Andaj ju familja Salihu, jetoni me kujtimet më të mira për të , sepse ajo la pas vete trashëgiminë e njeriut të mirë dhe të urtë!
Ngushëllime familjes!
Me respekt drejtori i shkollës
Skender Rudari