Vdes Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

PUBLIKUAR

Sheiku Khalifa bin Zayed Al Nahyan, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili ndihmoi vendin e tij të transformohej me politikat e modernizimit, ndërroi jetë të premten në moshën 73-vjeçare.

Ministria e Çështjeve Presidenciale tha se vendi shpallte 40 ditë zie kombëtare, duke nisur nga sot. Ndërsa administrata lokale dhe federale nuk do të punojnë për tri ditë.

 

Mgid

Sheiku Khalifa mbante një rol kryesisht ceremonial, që prej pësimit të një infarkti dhe nënshtrimit ndaj një operacioni në vitin 2014. Vëllai i tij, dhe Princi i Kurorës së Abu Dabit, Sheikh Mohammed bin Zayed, është parë gjerësisht si udhëheqësi “de facto” i Emirateve, i cili merrej edhe me punët e përditshme të vendit.

Sheiku Khalifa u shpall presidenti i dytë i vendit në vitin 2004, duke pasuar në këtë post babain e tij dhe themeluesin e shtetit, Sheikun Zayed al Nahyan. I lindur në vitin 1948, Khalifa ishte djali i madh i Sheikut Zayed. Para rolit të presidentit ka qenë Princi i Kurorës së Abu Dabit dhe kryesonte Këshillin Suprem të Naftës në vend.

Ai gjithashtu ishte drejtuesi i Fondit të Investimeve të Abu Dabit, një prej fondeve më të mëdhenj në botë që menaxhon qindra miliarda dollarë pasuri në asete të ndryshme. Një prej godinave më të larta në botë, Burj Khalifa, mban emrin e tij, ndërsa mbështeti fuqimisht blerjen e klubit Manchester City, pasi ishte tifoz i zjarrtë futbolli.

Familja mbretërore e Abu Dabit, që kryeshohej prej tij, flitet se ka një pasuri prej 120 miliardë dollarësh.

Sipas Kushtetutës së vendit, zv.presidenti dhe kryeministri Sheiku Mohammed bin Rashid al-Maktoum, sundues i Dubait, do të mbajë detyrën e presidentit derisa këshilli federal të mblidhet, brenda 30 ditësh, për të zgjedhur një president të ri./A2CNN

 

LAJME TË TJERA

Dafina “mendon shumë”

Këngëtarja Dafina Zeqiri është shfaqur sonte në  Instagram me disa fotografi, por ajo që...

Afërdita Dreshaj shfaq linjat trupore nga fitnesi

Modelja dhe këngëtarja, Afërdita Dreshaj ka disa kohë që nuk është aktive me ndonjë...

Inspektorëve serbë iu ndalen 40 për qind e pagave

Komisioni disiplinor ka marrë masa ndaj inspektorëve të cilët nuk kishin kryer përgjegjësitë e...

Specialja me hetime sekrete për rrjedhjen e dokumenteve të tyre

Dhomat e Specializuara i kanë shpallur fajtor ish-udhëheqësit e OVL e UÇK-së, Hysni Gucatin...

SHIKO MË SHUMË

Scholz: Pranimi i shpejtë i Ukrainës në BE do të ishte i padrejtë për Ballkanin

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se përpjekjet e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin...

Inteligjenca britanike: Moska po përdor mijëra çeçenë për të kompensuar humbjet ruse

Ushtria ruse po përdor gjithnjë e më shumë milicët çeçenë në Ukrainë. Inteligjenca ushtarake britanike...

Media gjermane: Pas krizës në Ukrainë, Ballkani tërhiqet nga Putini

Serbia dhe Bullgaria janë tradicionalisht të afërt me Rusinë, megjithatë kjo po ndryshon pas...