Vdes një vozitës në Francë, u aksidentua në rrugën e bllokuar nga protestuesit

PUBLIKUAR

Autoritetet lokale franceze kanë thënë se një vozitës ka vdekur në pjesën jugore të Francës, pasi vetura e tij u aksidentua me një kamion në një rrethrrotullim që ishte bllokuar nga protestuesit me jelekë të verdhë, të cilët i kanë nisur protestat para disa javësh.

Vozitësi i veturës ishte vetëm 36-vjeçar dhe vdiq në aksidentin që ndodhi afër qytetit Perpignan, sipas burimeve të policisë. Ky rast e ka ngritur në dhjetë numrin e vdekjeve që lidhen me protestat anti-qeveritare prej nisjes së tyre para disa javësh.

Protestat po vazhdojnë edhe këtë të shtunë, ndërsa protestuesit po e vazhdojnë traditën e bllokimit të rrethrrotullimeve. Presioni i tyre e ka detyruar presidentin francez që të kursehet nga politikat jopopuliste dhe të ndërmarrë masa për ta zbutur zemërimin e protestuesve, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...