Vdes një person në një aksident trafiku në Bresje

PUBLIKUAR

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, ku një person e ka humbur jetën.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Më datën 30.01.2024 rreth orës 07:23 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë (Bresje)”, ka thënë Kelani për Klankosova.tv.

“Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore dhe ekipi mjekësor të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje. Bazuar në informacionet e para, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar stafi kompetent i QMF”.

“Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e autostradës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtar të lart nga Divizioni i trafikut, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante”.

SHIKO MË SHUMË

Ishte në kërkim nga policia për veprën penale: “Vjedhje” arrestohet një 26-vjeçar

Gjatë mesnatës së djeshme zyrtarët policorë të stacionit policor në Ferizaj, kanë arrestuar një...

Hetimet për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare në Prishtinë, policia sekuestron disa SIM-kartela

Policia e Kosovës ka vazhduar hetimet lidhur me një rast të dyshuar të mashtrimit,...

Arrestohet një person në Prishtinë, nën ndikimin e alkoolit sulmoi nënën dhe motrën

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe...