Hetimet për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare në Prishtinë, policia sekuestron disa SIM-kartela

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka vazhduar hetimet lidhur me një rast të dyshuar të mashtrimit, keqpërdorimit të kartelave bankare apo të kreditit dhe lëshimit të çeqeve pa mbulesë në Prishtinë.

Sipas policisë, me urdhër të gjykatës, është realizuar një kontroll në shtëpinë e personit të tretë të dyshuar, shtetas i Kosovës.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar disa SIM-kartela, për të cilat dyshohet se janë përdorur në kryerjen e veprave penale.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar nga hetuesit.

Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent, ai është liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Prishtinë, nën ndikimin e alkoolit sulmoi nënën dhe motrën

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe...

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pula, teksa...

Kurti do ta takojë sot presidenten, Shiroka-Pula

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka folur për kritikat e ndërkombëtarëve lidhur me...