Një 75 – vjeçar është gjetur i vdekur paraditen e sotme në qeli, në burgun e Shën Kollit në Lezhë.
Sipas disa burimeve nga burgu, bëhet fjalë për të dënuarin Mark Lekani. Policia ka thënë se ai vuante nga tensioni. Ndërkohë, hetimet për shkaqet po vazhdojnë.


