Vdes një 12 vjeçare nga Lipjani në QKUK

PUBLIKUAR

Është lënduar një femër nga një aksident i ndodhur sot në fshatin Vershavc të Lipjanit, raporton “Zëri.info”.Zyrtarja për informin në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë për “Zërin” se ky aksident ka ndodhur në mes një biçiklete dhe një mjet bujqësor (Traktor).Sipas saj ngasësja e biçikletës ka marrë lendime trupore ku është dashur të marr tretman mjekësor në QKUK.
“Sot rreth ores 19:00 kemi pranuar informaten për një aksident trafiku në fshatin Vërshevc të Lipjanit. Në aksident kanë qenë të përfshira një bicikletë dhe një mjet bujqesor (traktor). Si pasojë e aksidentit lendime të renda trupore ka pësuar ngasesesja e bicikletes (femer 2006). E njejta është dërguar për tretman mjëkesor në QKUK, nga ku jemi njoftuar se rreth ores 20:00, ka ndërruar jetë. Ngasesi i mjetit bujqësor me urdher të Prokirorit të shtetit është dërguar në mbajtje. Me rasti po merret njesiti i trafikut”, tha Ahmeti për “Zërin”.

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...