Vdes Nëna Zep, Imri Ahmeti ngushëllon familjen

PUBLIKUAR

Keyetari Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen me rastin e vdekjes së Nënës Zep.

Postimi plotë nga Imri Ahmeti:

 

Telegram ngushëllimi!

Sot, paska pushuar zemra e Nënës Zep, një nëne që përjetoi dhimbjen më të madhe, por që nuk u përkul kurrë. Nëna Zep humbi bashkëshortin, dy djemtë dhe dy nipat nga dora kriminale e pushtuesit serb por gjeti forcën për të kërkuar të vërtetën, për të zbuluar trupat e të dashurve të saj dhe për të kërkuar drejtësi.

Ajo nuk e jetoi dhimbjen në heshtje, por e ktheu atë në betejë për drejtësi dhe kujtesë. Sot, largohet nga kjo botë, por zëri dhe sakrifica e saj do të mbeten përjetësisht në zemrat tona dhe në historinë e Kosovës.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që ndanë dhimbjen dhe krenarinë për këtë grua të jashtëzakonshme.

U prehsh në paqe, Nënë Zep! Lavdi jetës dhe veprës tënde!

Imri Ahmeti

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...