Vdes në QKUK njëri nga të plagosurit te Parku i Qytetit

PUBLIKUAR

Express merr vesh njëri nga të plagosurit te Parku i Qytetit në Prishtinë ka ndërruar jetë. Gazeta është duke pritur edhe konfirmim nga përgjegjësit në QKUK.

 

Arianit Gashi edhe Eron Agaj të plagosur te Parku i Qytetit janë në rrezik për jetë në QKUKU

Express merr vesh identitetin e të plagosurve te Parku i Qytetit në Prishtinë.Arianit Gashi edhe Eron Agaj janë të plagosurit, që siç i është konfirmuar Express’it janë në gjendje të rëndë dhe rrezik për jetë në QKUK.

Të plagosurit janë në gjendje të rëndë në QKUK (Foto)

Express’it i është konfirmuar nga Shpend Fazliu, zëdhënës në QKUK që dy të plagosurit te Parku i Qytetit në Prishtinë janë në gjendje të rëndë.

azliu ka thënë për Express se të dy i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike dhe janë në rrezik për jetë.

Njëri nga të plagosurit është Eron Agaj – “Cuci”, anëtar i “Plisave”

Express merr vesh se njëri nga të plagosurit te Parku i Qytetit në Prishtinë është Eron Agaj – i njohur si “Cuci”.

Gazeta ka mësuar nga burimet e saja se i njëjti është anëtarë i grupit të tifozëve të kryeqytetit, “Plisat”.

Rrëfen dëshmitari: Ngjarja ndodhi për 10 minuta, shkova me vrap i ndihmova viktimës

Një dëshmitar që ndodhen në vendin e ngjarjes kur ndodhi plagosja thotë se ai ka vrapuar për t’i ndihmuar të plagosurit.

Në kushte anonimiteti dëshmitari ka rrëfyer për Express se e gjithë ngjarja është zhvilluar për më pak se 10 minuta, “Dy persona kanë qenë me motor njëri ka qenë me vetëdije dhe tjetri pa vetëdije. Janë dëgjuar katër të shtëna dhe sulmuesi ka qenë vetëm. Që të dy ishin  prej 20 e deri në 30 vjet”, ka rrëfyer dëshmitari për Express.

Dy të plagosurit te Parku i Qytetit në Prishtinë dërgohen në QKUK (Foto)

Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se në këto të shtëna me armë te Parku i Qytetit në Prishtinë janë plagosur së paku dy persona. Policia i tha Express’it se të njëjti janë dërguar në QKUK, dhe se autoritet e kanë vënë situatën nën kontroll.

Të shtëna me armë dhe një plagosje te Parku i Qytetit në Prishtinë

Policia e Kosovës i ka konfirmuar Gazetës Express që nuk bëhet fjalë për vrasje, por për të shtëna me armë dhe një plagosje te Parku i Qytetit në Prishtinë./GazetaExpress.Com/

 

SHIKO MË SHUMË

Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator

Aktori i mirënjohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në...

Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar për rezultatet e dobëta të nxënësve...

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për...