Vdes në QKUK një shtetas i huaj, policia nis hetimet

PUBLIKUAR

Një shtetas i huaj ka vdekur të enjten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Express

Rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

“Hetim mbi vdekjen-QKUK, Prishtinë, 16.12.2021 – 05:30. Raportohet se  në QKUK,  ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetasi huaj, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor . Me  vendim të prokurorit  trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...