Pas një sëmundje, në moshën 51-vjeçare ka vdekur ish-eprori i lartë i Zonës Operative të Nerodimes, Bislim Buja, nga Komuna e Lipjanit.
Varrimi i të ndjerit Bislim Buja bëhet nesër në orën 12:00, në varrezat e fshatit Bujan të Lipjanit.
Bislim Buja nga Komuna e Lipjanit njihet për kontributin e madh gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan lajmi.net.


