Vdes imami kosovar

PUBLIKUAR

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur imami i xhamisë së fshatit Sferkë të Komunës së Klinës, Afrim Kastrati, raporton Express.

Varrimi i tij do të bëhet sot në orën 18:00, në varrezat e fshatit Sferkë të Klinës.

“Afrim ef. Kastrati lindi më 28 korrik 1964 në fshatin Sferkë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen e kreu në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë gjatë viteve 1979-1984. Studimet më pas i vazhdoi në Fakultetin Filozofik në Prishtinë në drejtimin e orientalistikës gjatë viteve 1986-1990. Që nga vitit 1990 punoi si imam i rregullt në xhaminë e fshatit Sferkë të komunës së Klinës”, thuhet në njoftimin e BIK’ut./Express

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...